Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shtyhet seanca për Veliajn, avokati kërkon kohë të njihet me aktet
Gjykata e Posaçme nuk mundi as këtë te martë të nisë shqyrtimin paraprak të çështjes ndaj ish-kryebashkiakut, Erion Veliaj dhe të tjerëve. Seanca u shty për më 12 nëntor. Shkak u bë kërkesa e avokatit, Artan Gjermeni, për t’iu dhënë kohë të njihet me aktet e dosjes. Gjermeni do të jetë pjesë e ekipit të avokatëve që do të mbrojë interesat e kryebashkiakut.