Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Hidhet në erë me tritol një makinë në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve
Një ngjarje e rëndë kë ndodhur këtë të martë në Shkodër. Një sasi tritoli ka shpërthyer në një automjet në zonën e njohur si “Arra e Madhe”. Mësohet se në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar, ndërsa një person ka mbetur i plagosur. Bëhet e ditur se personi i plagosur është Enea Buzukja, i cili është punonjës i tatimeve në Shkodër. Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të krimit. Reagimi i Policisë Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar...