Pedri kërkoi karton të kuq ndaj tij, Bellingham i ironizoi para kryesorit: Jo, as me “Negreira”…

Pedri kërkoi karton të kuq ndaj tij, Bellingham i ironizoi para kryesorit: Jo, as me “Negreira”…

28 Tetor 2025 11:03 Alfred Lleshi Jude Bellingham ishte vendimtar në “El Clásico” e së dielës, duke asistuar Mbappé në golin e parë, shënuar për 2-1 e Realit në minutat e fundit të pjesës së parë. Në total bëri një paraqitje të shkëlqyer, pas rikuperimit nga lëndimi. Ai gjithashtu u përfshi në shkëmbimet e fjalëve dhe rivalitetet e ndezura gjatë ndeshjes ndaj Barcelonës. Kur Pedri u lëndua dhe Bellingham e preku në ballë për ta ngritur, mesfushori katalanas ra përsëri në tokë. Një veprim i lehtë antisportiv, që gjyqtari Soto Grado nuk e dënoi. Pedri kërkoi kartonin e kuq për anglezin, por Bellingham i tha gjyqtarit “JO, AS ME NEGREIRA”, siç duket në pamjet e “El Día Después” të “Movistar+”. Një moment tjetër i veçantë...