Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen ‘Meta’, Kryemadhi akuza SPAK
Seanca paraprake për dosjen e ish-Presidentit të vendit Ilir Meta është shtyrë. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se seanca e radhës do të mbahet më 11nëntor, ndërsa shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit të Monika Kryemadhit. Vetë Kryemadhi ishte e pranishme në GJKKO. Për mediat, ish-deputetja akuzoi SPAK se vazhdon të shantazojë Ilir Metën dhe familjen e saj me hetimet që po vazhdon edhe pse dosjen e ka kaluar për gjykim. Ajo shënjestroi Altin Dumanin duke e cilësuar si ushtar të Yuri Kim, ish-ambasadores së SHBA. “Vazhdon hetimi, nëse dosja hetimore do të ishte mbyllur në 27 korrik, Prokuroria vazhdon e heton, thërret dëshmitarë dhe hetimi për Metën, Kryemadhin, mamanë time etj vazhdon. Dmth se jemi në hetim paraprak dhe arsyeja për...