Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rezoluta e PE, Vuçiç injoron haptazi europianët, pse Serbia nuk ka gjasa të shkëputet nga “orbita” ruse
Marsela SHYTIA Reagimi i regjimit të Aleksandër Vuçiçit ndaj Rezolutës së fundit të Parlamentit Evropian (PE) për Serbinë ka qenë një injorim i hapur dhe një përpjekje për të përçmuar vlerat dhe autoritetin e Brukselit. Vuçiç ka sfiduar haptazi kritikën evropiane, duke e vlerësuar Rezolutën si një tentativë për të minuar sovranitetin e Serbisë dhe duke dëshmuar se orientimi evropian i vendit mbetet i largët nga axhenda e tij politike. Rezoluta e PE Më 22 tetor 2025, Parlamentit Evropian miratoi një rezolutë që kritikonte qeverinë serbe për një sërë veprimesh dhe politika, duke theksuar ndikimin e Rusisë në çështjet serbe dhe përdorimin e narrativave nacionaliste që minojnë stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian të Serbisë. Rezoluta e miratuar shprehu shqetësim për përdorimin e termave si “Serbia...