Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Presidenti Duka inspekton punimet për kompleksin e ri të Laçit: Investim i rëndësishëm për të gjithë rajonin
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjatë vizitës në Laç, inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e kompleksit të ri stërvitor të klubit Laçi, një investim i përbashkët mes FSHF-së dhe klubit. Ai theksoi se puna po ecën sipas planit dhe synimi është që në muajin qershor fëmijët të nisin stërvitjet në këtë kompleks modern. Presidenti Duka u shpreh se ky është një zhvillim i rëndësishëm për rajonin dhe se FSHF po punon për të ndërtuar struktura të ngjashme në qytete të tjera të vendit, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet. “Është një investim 100% i futbollit. Një bashkëpunim i FSHF-së dhe klubit Laçi. Puna ka filluar, siç e shihni me bazamentet dhe me ndryshimin e terrenit. Jemi në...