Afera CEZ-DIA dhe lobimet në SHBA, GJKKO vendos sot për fatin e Metës

Afera CEZ-DIA dhe lobimet në SHBA, GJKKO vendos sot për fatin e Metës

Sot në orën 9:00 do të mbahet në GJKKO-së seanca paraprake për dosjen “Meta”, me të pandehur ish-presidentin, Monika Kryemadhin, nënën e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Seanca e kaluar u shty për shkak të bojkotit të gjyqeve nga avokatët. Gjyqtarja e çështjes është Irena Gjoka, e cila pritet të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa...