Seancë maratonë në Kuvend! 16 orë pa pushim diskutime për drejtësinë, debatet rifillojnë të enjten

Seancë maratonë në Kuvend! 16 orë pa pushim diskutime për drejtësinë, debatet rifillojnë të enjten

Për rreth 16 orë, Kuvendi zhvilloi një seancë maratonë, ku raportuan institucionet e drejtësisë. Pas kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe të ILD, Artur Metani, pas mesnatës paraqiti raportin për vitin 2024 edhe drejtuesi i KLGJ-së, Ilir Rusi. Rusi iu përgjigj edhe pyetjeve, por debati për raportin që prezantoi u shty për seancën e së enjtes. Po ashtu, palët u dakordësuan që edhe raporti i Mirela Bogdanit, kryetares së KLP-së, u shty në seancën e radhës. Në fjalën e tij, Rusi theksoi se në vitin 2024, Këshilli është përqendruar në adresimin e një prej problematikave më të hershme të sistemit gjyqësor, rieduktimin e çështjeve të prapambetura (backlog-ut). Për këtë qëllim, ka hartuar dhe miratuar Strategjinë Kombëtare të Uljes së Numrit të...