Dosja ‘Veliaj’/ Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake, ja çfarë pritet të ndodhë me kryebashkiakun e shkarkuar

Dosja ‘Veliaj’/ Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake, ja çfarë pritet të ndodhë me kryebashkiakun e shkarkuar

Sot, në orën 10:00, do të mbahet seanca e radhës paraprake për dosjen e Erion Veliajt në GJKKO, ku pritet të vendoset për kalimin ose jo për gjykim. Seanca e kaluar u shty për shkak të bojkotit të avokatëve, në shenjë proteste për arrestimin e avokatit Ulian Bajramit në Elbasan. Për dosjen Veliaj, përveç kryebashkiakut të Tiranës, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, janë marrë të pandehur janë edhe 28 persona dhe shoqëri, përfshirë ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka. Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Edhe Xoxa përballet me akuza për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Ajo akuzohet po ashtu për...