Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një 17-vjeçar

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një 17-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Sipas informacioneve, një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur, teksa po kalonte vizat e bardha, nga një automjet tip “Porsche”. I riu është identifikuar si shtetasi me inicialet, L.SH. Ngjarja ka ndodhur pranë bulevardit “Ismail Qemali”, rreth orës 01:30. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.