Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Na e lanë djalin 8 orë në morg’ – Gjyshi i 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident shpërthen në lot dhe akuza ndaj shtetit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën në orët e vona të së hënës, ku ka humbur jetën tragjikisht 17-vjeçari Leandro Shametaj. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe i mituri ka ndërruar jetë menjëherë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se, për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë. Aksidenti ndodhi rreth orës 01:30 të mesnatës, dhe goditja ka qenë fatale për të miturin. Pas ngjarjes, trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit të Vlorës, ku familjarët dhe të afërmit kanë kaluar orë të tëra në pritje të mjekut ligjor dhe prokurorit. LEXO EDHE: Tragjike/ Vlorë, 17-vjeçari përplaset për vdekje nga 'Porsche', familjarët presin prej orësh në spital Gjyshi i Leandros, i dërrmuar nga dhimbja, ka folur eksluzivisht...