Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Takim i munguem” në teatrin Metropol, një udhëtim mes kujtimeve dhe mungesës
Nga Julia Vrapi “Takim i munguem” në skenën teatrore, ku secili shikues gjen një copëz të vetes. Festivali i veprës shqipe “Metrofest” në edicionin e nëntë këtë vit hapet me shfaqjen “Takim i munguem”. Festivali i organizuar nga teatri Metropol në Tiranë nis mbrëmjen e datës 30 tetor dhe në skenë vjen vepra e parë e këtij edicioni “Takim i munguem”, autor dhe regji Rafael Hoxhaj dhe dramaturg Bujar Hoxhaj. Shfaqja është një udhëtim mes kujtimeve dhe mungesës. “Një trup që flet me fjalë e me heshtje, një shpirt që përpiqet të mbajë pranë atë që nuk është më”, thuhet nga teatri rreth shfaqjes. Në këtë poezi skenike, realiteti përzihet me fantazinë; fëmijëria ringjallet, kujtimet marrin formë dhe pritja bëhet mënyra e vetme për të...