Europa “e prerë” me Serbinë: Harrojeni anëtarësimin në BE pa njohur Kosovën

Europa “e prerë” me Serbinë: Harrojeni anëtarësimin në BE pa njohur Kosovën

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, deklaroi se Serbia nuk do të jetë në gjendje të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën si shtet dhe pa hequr dorë nga “bota serbe”. Ai theksoi se Beogradi duhet të bashkëpunojë në arrestimin e terroristit Milan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit 2023, në Banjska të Zveçanit. “Pa normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, nuk do të ketë integrim në BE. Integrimi i të dy vendeve në familjen e madhe evropiane është i lidhur ngushtë me dialogun, i cili duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve. Edhe pse dialogu u rinovua në vitin 2023, në vend që të...