Papa Françesku, të Dielën e Larit: “Ta mbartim kryqin e atyre, që vuajnë pranë nesh”

Papa Françesku, të Dielën e Larit: “Ta mbartim kryqin e atyre, që vuajnë pranë nesh”

Në Sheshin e Shën Pjetrit, Kardinali Zëvendësdekan Sandri kryesoi, i ngarkuar nga Papa, Meshën e së Dielës së Palmave dhe të Mundimeve të Zotit. Përkujtimi i hyrjes së Jezusit në Jeruzalem, me bekimin e palmave dhe ullinjve, i parapriu festës që hapi ritet e Javës së ShenjtëTa mbartim kryqin “jo në qafë, por në zemër” dhe “jo vetëm tonin”, por edhe “të atyre, që vuajnë pranë nesh”, ndoshta ndonjë i huaj që takohet rastësisht: “mundimet” e Krishtit bëhen “mëshirë” kur “ua shtrijmë dorën atyre që nuk mund të qëndrojnë më në këmbë”, “i ngremë ata që kanë rënë”, “i përqafojmë ata që janë të dëshpëruar”. Është ftesë për t’u përgatitur për Pashkët “duke u bërë Kireneas për njëri-tjetrin”, të cilën Papa Françesku sot, më 13 prill,...