Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Balla sulmon opozitën: Përqendrohen te liderët, jo te qytetarët
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se opozita shqiptare nuk po reflekton. Ai tha se opozita udhëhiqet nga hallet e Sali Berishës dhe se kanë harruar se kush është halli i Shqipërisë. “Qytetarët me të drejtë dinë të bëjnë dallimin e madhe dhe ju nuk keni reflektuar. Për fatin e keq të opozitës, ajo që ka mbetuar nga PD, vazhdon të udhëhiqet nga hallet e Sali Berishës. Dikush këtu tha tre udhëheqësit e e opozitës, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Jamarbër Malltezi, sot e mora vesh që Jamarbër Malltezi është udhëheqësi i opozitës. Një tjetër që merrej me dosjen e ‘Partizanit’, e kam dëgjuar shpesh që vejen këtu dhe vërvit për ca individë që kurrë në...