Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
A ka pasur presion ndaj prokurorit që heton Ballukun?Lala zbulon prapaskenat:Ka pasur tensione në prokurori,hetuesit..
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet më të fundit mbi hetimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Lala tha se nuk ka prova konkrete për presione politike ndaj prokurorëve, por pranoi se “tensioni brenda SPAK ndihet” sa herë që çështjet përfshijnë figura të larta politike.“Nuk kam të dhëna për presion që politika mund të ketë ushtruar ndaj prokurorit Prençi. Ai është pjesë e seksionit të korrupsionit. Nuk kam prova për presione, por di të them me siguri se kur ka njerëz të politikës nën hetim, tensioni në SPAK ndihet. Hetuesit nuk dalin as për drekë, urdhrat për kontrolle dërgohen me korrierë të besuar dhe jo përmes policisë,” deklaroi Lala. Sipas saj, dinamika...