Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Ndotja akustike/ Policia e Tiranës aksion për matjen e nivelit të zhurmave, biznesi i parë gjobitet me 3 mln lekë
                            Policia e Tiranës ka nisur kontrollet intensive për matjen e nivelit të zhurmave me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e qetësisë publike.Matjet të cilat janë kryer në lokale apo ambiente që gjenerojnë muzikë të lartë, po realizohen me pajisje të certifikuara, në përputhje me standardet ligjore dhe teknike për kontrollin e ndotjes akustike. Masat administrative për subjektet e konstatuara në shkelje variojnë nga 2 milion lekë deri në 4 milion lekë, dhe në rast përsëritje deri në pezullimin e aktivitetit.“Si rezultat i verifikimeve të deritanishme, është konstatuar një subjekt që operonte në kundërshtim me normat e përcaktuara ligjore për nivelin e zhurmës. Ndaj këtij subjekti është vendosur një masë administrative me gjobë, në vlerë 3 milion lekë, sipas legjislacionit në fuqi”, njofton policia.