Aksident me vdekje në Fushë Krujë, 20 vjeçari përplas me makinë këmbësorin

Aksident me vdekje në Fushë Krujë, 20 vjeçari përplas me makinë këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë–Fushë Krujë. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.