Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident fatal në Krujë: 20-vjeçari përplas këmbësorin që humbi jetën
Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar, një aksident rrugor me pasoja fatale ka ndodhur në aksin Krujë-Fushë Krujë. Sipas informacionit paraprak, një këmbësor ende i paidentifikuar është përplasur nga një automjet që po drejtohej nga shtetasi T. S., 20 vjeç, duke humbur jetën në vend. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi i punës vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike. Policia apelon për kujdes në rrugë dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor për parandalimin e aksidenteve të tjera.