Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ahmetaj nga Zvicra, njëzëri me Berishën/ Sulmon Dumanin, shpall veten viktimë të Ramës dhe SPAK-ut
Arben Ahmetaj ka folur nga Zvicra dhe në sinkron me Sali Berishën kanë sulmuar sot Altin Dumanin, i cili gjatë shpjegimeve në parlament përpara deputetëve tha se ish-zv.kryeministri mund të japë informacione për çështje në hetim si i penduar. Ahmetaj, në një intervistë për Syri TV, tha se “edhe në teknikën ligjore, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndon Altin Dumani, disa Dumanë që i ka aty si bashkëpunëtor të drejtësisë. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor pasi nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajësisë, që kryeprokurori i SPAK i referohet parlamentit të Shqipërisë dhe thotë që ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor. Domethënë nuk ka prezumim pafajësie, sepse sigurisht që tani unë jam shembull...