Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Balluku u zbulua nga telefoni i Evis Berberit”, Lala zbulon detaje nga hetimi i zv/kryeministres: SPAK ka ushtruar..
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet e SPAK që përfshijnë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas Lalës, hetimet kanë nisur pas arrestimit të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, në mars të vitit 2024. “Pata një sinjalizim ditë më parë. Në momentin që u arrestua Evis Berberi, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën disa celularë. Nga këqyrja e tyre kanë dalë të dhëna për çështje të tjera, përfshirë rastin ku është zonja Balluku dhe disa biznesmenë të tjerë e zyrtarë të lartë, përfshirë kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci,” tha gazetarja. Lala shtoi se bashkëshortja e Berberit kishte punuar më parë në një institucion ku Beci ka qenë...