Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Alarm në burgun ku Klodian Lekocaj “bën ligjin”, gjenden armë dhe plumba në oborrin e pavijonit! Çfarë dyshojnë hetuesit…
Klodian Lekocaj-arma e gjetur në burg GREQI- Një pistoletë dhe tetë plumba u gjetën të groposur në oborrin e pavijonit të 5-të të burgut Korydallos në Greqi, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të menjëhershëm të autoriteteve. Në këtë pavijon mbahen disa nga të dënuarit më të njohur të botës së krimit, mes tyre edhe shqiptari Klodian Lekocaj. Ky i fundit, njihet si udhëheqës i ashtuquajturës “mafia e burgjeve”, i cili gjithashtu frekuenton të njëjtin oborr gjatë orarit të ajrimit. arma e gjetur Gjithashtu, po në të njëjtin pavijon ndodhen të burgosur të tjerë, të dyshuar të përfshirë në vrasje. Në kushte të tilla, gjetja e armës ka alarmuar autoritetet lidhur me origjinën dhe qëllimin e mundshëm të përdorimit të saj. Sipas hetuesve, dyshohet se arma mund të ishte përgatitur...