“Mashtrues ordiner!” – Deputetët e PD shpërthejnë kundër Dumanit

“Mashtrues ordiner!” – Deputetët e PD shpërthejnë kundër Dumanit

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të SPAK-ut Altin Dumani dhe shfrytëzuan dy minutëshin që kishin për ta sulmuar kryeprokurorin e posaçëm. Nga foltorja e Kuvendit, lideri i PD-së, Sali Berisha e quajti mashtrues ordiner që përpiqet të mbrojë Ramën, teksa Altin Dumani ishte larguar pak minuta më parë nga salla. Lucciano Bocci i kujtoi se Dumani kishte refuzuar ta priste gjatë fushatës elektorale kur drejtuesi politik në Shkodër donte të bënte një denoncim për zgjedhjet, ndërsa Belind Këllicci tha se edhe në seancën e sotme u konfirmua që SPAK është kthyer në pushkë goditëse ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës. Sali Berisha: Ju, avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës,...