Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Si hyri pistoleta në burgun më të sigurt të Greqisë? Zbulohet armë në sektorin e shqiptarëve
Një send i paligjshëm është zbuluar në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos në Greqi, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë brenda institucionit. Autoritetet greke gjetën një pistoletë “Beretta” kalibri 9 mm, të fshehur në oborrin e sektorit të 5, së bashku me një karikator që përmbante 8 fishekë. Ky sektor strehon ndër të tjera anëtarë të grupeve kriminale shqiptare dhe turke, të cilët janë të përfshirë në disa prej vrasjeve më të bujshme të ndodhura në Greqi vitet e fundit. Zbulimi i armës ka ngritur dyshime të forta mbi mënyrën se si ajo arriti të futet brenda burgut, si dhe nëse mund të jetë planifikuar ndonjë akt i dhunshëm apo atentat mes grupeve rivale. Policia greke dhe shërbimi penitenciar kanë nisur një hetim...