Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Mashtrues ordiner, avokat i Ramës”, Berisha sulmon ashpër Dumanin dhe merr në mbrojtje Ahmetajn: Kundërshtoi me shkrim inceneratorët
Kryedemokrati Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani, pas raportimit të këtij të fundit para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë mbi punën e institucionit që ai drejton. Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi Altin Dumanin si një mashtrues ordiner që përpiqet të bëjë avokatin e Edi Ramës. Sipas Berishës, Dumani në aferën më të madhe korruptive po heton vetëm Arben Ahmetajn, i cili e kundërshtoi 5 herë. “Një mashtrues ordiner që përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryearkitektin e tyre. E dini se kush është dënuar nga djegësit e Tiranës? Arben Ahmetaj, që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim, dhe i gjetën vetëm pllakat e banjës. A e dini, të dashur qytetarë, që këto të marra së bashku...