Dumani raporton në Parlament: Për SPAK nuk ka të paprekshëm! Ahmetaj të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Dumani raporton në Parlament: Për SPAK nuk ka të paprekshëm! Ahmetaj të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Në Prokurorinë e Posaçme nuk ka asnjë hetim ndaj Kryeministrit Edi Rama. Deklarata është bërë nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili sqaroi edhe akuzat e opozitës gjatë raportimit vjetor në Parlament. Sipas tij, prokurorët kryejnë hetime të thelluara duke mos përjashtuar asnjë emër. “Për Prokurorinë e Posaçme nuk ka të paprekshëm. Për prokurorët e posaçëm nuk kanë rëndësi emrat, por veprat penale”, tha Dumani. Sa i përket deklaratave të ish-numrit dy të qeverisë Arben Ahmetaj, Dumani theksoi se SPAK e fton atë të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. “Deklarimet publike vlerësohen rast pas rasti, për një person që sot është në kërkim ndërkombëtar”, u shpreh kreu i SPAK. Dumani shpjegoi gjithashtu se hetimet për inceneratorët vijojnë por nëse do të merret në pyetje Veliaj...