Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Mbi 10 orë raportim në Kuvend, Dumani i përgjigjet 65 pyetjeve. Lë seancën plenare
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka lënë ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, pas përfundimit të raportimit dhe përgjigjeve për 65 pyetjet e deputetëve përgjatë seancës plenare. Kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi në seancë se Dumani ishte i lirë të largohej, por përfaqësuesit e tjerë të SPAK do të duhet të ndiqnin vijimin e punimeve në Kuvend. Dumani raportoi mbi veprimtarinë e institucionit që drejton në vitin 2024, ndërsa më pas iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga deputetët e opozitës.