Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sektori minerar në Shqipëri, nga fragmentimi drejt konsolidimit
Në dekadën e fundit, sektori minerar shqiptar ka kaluar një proces të thellë transformimi, i cili synon përmirësimin e administrimit të burimeve natyrore, rritjen e transparencës dhe forcimin e kontrollit shtetëror mbi mënyrën e shfrytëzimit të tyre. Këto zhvillime janë produkt i politikave të reja shtetërore dhe i ndërhyrjeve ligjore, që kanë pasur në qendër modernizimin dhe konsolidimin e industrisë minerare. Nga periudha e pas viteve 90-të, me ndërhyrjet e para reformuese, pas rënies së regjimit komunist, sektori minerar në Shqipëri u përball me një periudhë kaotike, të dominuar nga informaliteti, mungesa e kontrollit shtetëror dhe shfrytëzimi i pakriter i burimeve minerare. Mungesa e rregullimit solli pasoja të rënda: dëmtime në jetën e punëtorëve, degradim të infrastrukturës inxhinierike dhe shkatërrim të vetë burimeve minerare. Megjithëse...