Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Juventus nis kontaktet me trajnerin e njohur, 66-vjeçari kërkon një kontratë 18-mujore
27 Tetor 2025 19:23 Telesport Juventus zyrtarizoi gjatë ditës sot shkarkimin e Igor Tudor për shkak të rezultateve të dobëta. Edhe pse janë përmendur disa emra për të pasuar Tudor, “Football Italia” raporton se Juventus ka nisur kontaktet e drejtpërdrejta me Luciano Spalletti-n. Ish-trajneri i Italisë është gati të marrë drejtimin e bardhezinjve, por kushti i tij është se dëshiron një kontratë 18-mujore. Në anën tjetër, Juventus pritet t’i ofrojë një marrëveshje deri në fund të sezonit 2025-26, me një mundësi zgjatjeje për një vit tjetër. Bisedimet duken në rrugën e duhur dhe zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt. Emra të tjerë që janë përmendur për të pasuar Tudor janë edhe Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino, por për momentin në krye të listës dhe me...