Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pse nuk hetohet Frida Krifca? Dumani: Procedohet çdo person, nuk na intereson se nga cili krah vijnë zyrtarët
Kreu i SPAK, i është përgjigjur pyetjes së opozitës në lidhje me një hetim ndaj Frida Krifcës. Ai u shpreh se për të kryer hetimet nuk i intereson se nga cili krah politik vijnë zyrtarët. -A ka procedim penal për IPARD? SPAK ka regjistruar një procedim penal për IPARD. Çështja është në hetim, po bashkëpunohet ngushtë me OLAF. -Pse nuk hetohet Frida Krifca? Në atë procedim penal hetohet çdo person që ka kryer veprime të kundraligjshme. -Pse nuk ka asnjë reagim publik në rastin e Krifcës, ndërsa kur përfshihet opozita ka reagim publik? Është vlerësimi juaj. Ne nuk na intereson se nga cili krah vijnë zyrtarët. Top Channel