Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kërcënimi ndaj Vokshit/ Altin Dumani: Nuk mbyllëm veshët, e adresuam atje ku duhej
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani në raportimin e tij në Kuvend është pyetur për rastin e 11 majit, ku deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi se është kërcënuar në Vorë. Dumani deklaroi se kjo çështje nuk ishte në kompetencën e prokurorit të posaçëm dhe çështja është adresuar në Prokurorinë e Tiranës. Kreu i SPAK tha se institucioni që ai drejton nuk mbylli veshët por e adresoi çështjen ku duhej. “Prokurori i SPAK që mbulonte Tiranën ka marrë kontakt direkt. Kemi verifikuar që nuk ishte kompetencë e jona. Ne direkt kemi njoftuar Prokurorinë e Tiranës, u kemi kërkuar të merrnin veprime direkte. Nuk mbyllëm veshët, e adresuam atje ku duhej”, tha Dumani.