Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Lufta ndaj drogës, SHBA-të rrisin presionin ndaj Venezuelës
SHBA-të rritën presionin ndaj Venezuelës dhe presidentit Nicolas Maduro duke dërguar një tjetër anije luftarake në kryeqytetin e Trinidadit dhe Tobagos, Porti i Spanjës. Shkatërruesi i Marinës Amerikane USS Gravely u ankorua në port dhe do të qëndrojë nga data 26 deri më 30 tetor. Ambasada e SHBA-ve në Trinidad dhe Tobago njoftoi se qëllimi është bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë. Ndërkohë, Venezuela ka dënuar ashpër ankorimin e anijes amerikane, duke e cilësuar si një provokim ushtarak të organizuar në bashkëpunim me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-ve. Sipas autoriteteve venezueliane, gjatë stërvitjeve janë kapur disa mercenarë, të cilët dyshohet se kishin lidhje me shërbimet amerikane të inteligjencës dhe synonin të kryenin një sulm që më pas do t’i faturohej Venezuelës. Presidenti...