Afera e inceneratorëve/ Dumani  sqaron në Kuvend: Nuk ka vendim përfundimtar ndaj Veliajt, hetimet vazhdojnë

Afera e inceneratorëve/ Dumani sqaron në Kuvend: Nuk ka vendim përfundimtar ndaj Veliajt, hetimet vazhdojnë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani në raportimin e tij në Kuvend për veprimtarinë e vitit 2024, është pyetur dhe për aferën e invceneratorëve. Dumani tha se për të tre inceneratorët SPAK ka hetuar 71 persona të të gjitha niveleve. Duke u ndalur te kualifikimi i inceneratorëve si grup kriminal, Dumani deklaroi se të gjtiha fazat hetimore e kanë cilësuar si të drejtë kualifikimin ligjor. I pyetur se pse nuk është marrë i pandendur ish-kryebashkiaku Veliaj për këtë aferë, Dumani tha se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar ende, por vazhdojnë. “SPAK ka hetuar 71 persona të të gjitha niveleve. Disa janë në gjykim si dhe po heëtohet për persona të tjerë që mund të jenë përjgegjës për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me inceneratorinm...