Manastirliu takon të rinjtë e Njësisë 9: Dialog dhe përfshirje aktive në qytet

Manastirliu takon të rinjtë e Njësisë 9: Dialog dhe përfshirje aktive në qytet

Kandidatja e PS për kryetare bashkie e Tiranës Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me të rinjtë e njësisë 9 të kryeqytetit, ku theksoi rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në vendimmarrjet dhe politikat e Bashkisë së Tiranës. Ajo i ftoi ata të japin kontributin e tyre dhe të jenë pjesë e programeve dhe nismave të reja të bashkisë, duke nisur me një pjesëmarrje aktive në diskutimet e platformave të dialogut me të rinjtë. “Nëse do të bëjmë një gjë dhe do ta bëjmë në mënyrë konsistente është diskutimi në platformat e dialogut me të rinj për çdo vendimmarrje të bashkisë sepse të rinjtë, jo vetëm që duhet të jenë pjesë e politikave që bashkia ndërmerr, programeve, por të rinjtë duhet të kontribuojnë aktivisht në këto...