Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Korrupsioni, krim me rrezikshmëri”/ Dumani nxjerr shifrat: 10 funksionarë të lartë të dënuar
altin dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se nën hetim në vitin 2024, 10 zyrtarë të lartë publikë janë dënuar me vendime të gjykatave të formës së prerë. Dumani shprehet se korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike ruan tendencë të lartë të qëndrueshme duke dëshmuar përhapje të praktikave korruptive në administratën publike. "Sa i përket korrupsionit, të dhënat gjatë 2024 tregojnë tendencë në rritje të luftës kundër korrupsionit të funksionarëve publikë. 67.4 për qind e çështjeve vijojnë të mbeten pjesë e hetimit. Në 2024, 10 funksionarë të lartë publikë janë dënuar me vendime të gjykatave të formës së prerë. Sa i takon nivelit të riskut, të dhënat mbi veprat penale në fushën e korrupsionit tregojnë nivel të lartë dhe të qëndrueshëm rreziku me tendencë zgjerimi...