Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Balluku nën hetim nga SPAK, Balla nga foltorja e Kuvendit: Ne socialistët nuk ndërhyjmë në çështjet e..
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se PS as nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë pa u dhënë verdikti final dhe as tenton që ta kontrollojë atë, pavarësisht personave që hetohen, sikurse janë zhvillimet më të fundit, ku SPAK po heton zv/kryeministren Belinda Balluku, për çështjet e aferave me tendera dhe shpërdorimit të detyrës. Deputeti socialist vlerësoi rezultatet e drejtësisë pas reformës së kryer dhe veçanërisht ato të Prokurorisë së Posaçme, që e cilësoi si “më të suksesshmen”. “Shqipëria jonë ka bërë hapa pozitivë përpara. Mua nuk më pëlqejnë fenomenet statistikore, por po t’i krahasojmë vitet 2023 dhe 2024, duke e llogaritur me vitin tuaj të fundit të qeverisjes, 2012, ka rënë numri i vrasjeve me 4 herë....