Xhafaj: Me SPAK e GJKKO ka marrë goditje të fortë pandëshkueshmëria! Askush s’është mbi ligjin

Xhafaj: Me SPAK e GJKKO ka marrë goditje të fortë pandëshkueshmëria! Askush s’është mbi ligjin

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, mbajti fjalën e tij për projektrezolutat e institucioneve të drejtësisë në Kuvend. Ai vuri në dukje se drejtësia e re ka dhënë rezultate domethënëse, me mesazhin se pandëshkueshmëria ka marrë fund, por ngriti edhe problematika, veçanërisht tek perceptimi i prokurorëve e gjyqtarëve me termin e pavarësisë apo aspekti i llogaridhënies së tyre. Gjithashtu ai trajtoi edhe problematikën me masat e sigurisë shtrënguese, që janë më të larta edhe se standardet evropiane, si dhe nxjerrjen e sekretit hetimor nga magjistratët. “Në seancën e sotme kemi mundësinë të dëgjojmë raportimet e 3 institucioneve, Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK dhe KLP dhe të vlerësojmë punën e tyre. Janë tre institucione kyç të cilave reforma e...