Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sala, motori i Vllaznisë për “klasiken” ndaj Tiranës
Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës, Vllaznia vuajti mungesën e disa futbollistë kryesorë për shkak të dëmtimeve. Reparti më i “goditur” në radhët e shkodranëve ishte mesfusha, me emra si: Qato dhe Dros të cilët nuk ishin as në stolin e ekipit. E ndërsa Murataj pavarësisht se ishte në stol, nuk u rrezikua për t’u hedhur në fushë, padi fantazisti ende nuk gëzon 100% të formës së tij fizike. Megjithatë në duelin ndaj bardhebluve, mungesa e të sipër përmendurve në fushën e lojës u ndje shumë pak. Kjo edhe falë performancës së atyre që zbritën si titullarë në klasike ndaj kryeqytetasve. E pikërisht një nivel për t’u duartrokitur në ndeshjen më të vjetër të kampionatit tonë shfaqi edhe Eslit Sala. Mesfushori energjik i kuqebluve...