EMRAT/ Aplikimet mbyllen me 3 nëntor, zbardhen 4 kandidatura për Avokatin e Popullit

EMRAT/ Aplikimet mbyllen me 3 nëntor, zbardhen 4 kandidatura për Avokatin e Popullit

avokati i popullit TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë janë dorëzuar zyrtarisht emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit. Deri më tani janë paraqitur 4 kandidantura, ku më e njohura prej tyre është Genta Bungo.  Katër kandidatët: Genta Bungo, e njohur për drejtimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) gjatë procesit të vettingut. Saimir Vishaj, avokat, ndërsa mësohet se dosja e tij paraqet disa mangësi dokumentacioni.  Ismail Tafani, një pedagog i drejtësisë. Shkëlqim Sulo, jurist që më herët ka përfaqësuar PDIU-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Gara në Kuvend për ata që duan të aplikojnë për Avokat Populli mbyllet më 3 nëntor. Pas mbylljes së aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të nisë dëgjimet publike me kandidatët. Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon 84 vota,...