‘Ia hoqën Belindës…’, Berisha nxjerr në Kuvend emrin që fshihet pas Nesti Angonit

‘Ia hoqën Belindës…’, Berisha nxjerr në Kuvend emrin që fshihet pas Nesti Angonit

Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, duke thënë se emri i tij qëndron pas anonimit Nesti Angoni që kallëzoi Erion Veliajn në SPAK. Kur u ndërpre seanca, Berisha foli për gazetarët në hyrje të Kuvendit, dhe tha se ‘thonë se Gogu është Nesti Angoni”. “Për pyetjet ka disa praktika. Në shumë raste, pyetje nuk bëhen fare. Deputetët, opozita e gjykon të mos bëhen pyetje dhe ka ndodhur jo një, por në mënyrë të përsëritur. Pyetjet me shkrim mendoj se janë një normë për t’i dhënë mundësi të pyeturit që të përgatitet. Kjo është normale. Por kjo nuk përjashton as të drejtën e pyetjes me gojë pas dëgjimit të raportit, as të drejtën e leximit të pyetjes që i ka bërë me shkrim....