Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
A është gjyqtarja Irena Gjoka e dënuar në Greqi? Çela: Po e verifikojmë! Deklarimi i rremë është vepër penale
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, pas raportimit të tij në Kuvend, është pyetur nga deputeti demokrat Ivi Kaso për gjyqtaren Irena Gjoka, e cila është dënuar nga Greqia për falsifikim dokumentesh, por ua ka fshehur dënimin insitucioneve shqiptare. Ivi Kaso kërkoi të dinte nëse, sipas Çelës, gjyqtarja kishte kryer vepër penale duke mos deklaruar dënimin. “Po, është vepër penale. Ia kemi referuar dhe Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku ka pasur 13 raste për deklarime të rreme. Ka sanksione penale sa i përket kësaj çështje”– tha Çela. I pyetur se pse po zgjat kaq shumë hetimi dhe nëse është e jashtëligjshme kalimi i afateve prej 6 muajsh, Çela tha se “ky process nuk ka afat për tu verifikuar plotësisht. Ne verifikimet ja dërgojmë më pas...