Kapen 193 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek, shoferi braktis makinën gjatë ndjekjes

Kapen 193 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek, shoferi braktis makinën gjatë ndjekjes

Një operacion i përbashkët mes Departamentit të Narkotikëve të Janinës dhe Policisë së Konicës ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme droge në kufirin shqiptaro-grek. Sipas autoriteteve greke, në orët e para të mëngjesit janë kapur plot 193 kilogramë e 212 gramë marijuanë, të ndara në 125 pako, të fshehura në një automjet me targa të huaja. Shoferi i mjetit, duke kuptuar praninë e policisë, tentoi të shmangte kontrollin duke bërë një kthesë të menjëhershme dhe duke rritur shpejtësinë. Gjatë ndjekjes, ai humbi kontrollin e makinës, e cila devijoi dhe ndaloi. Më pas, drejtuesi u largua me vrap, duke përfituar nga errësira dhe terreni i pyllëzuar i zonës, duke arritur të shpëtojë përkohësisht nga kapja. Automjeti u sekuestrua nga autoritetet, ndërsa hetimet për...