Belinda Balluku nën hetim nga SPAK për tunelit të Llogarasë, gazetarja: Pritet fletëthirrje e re!

Belinda Balluku nën hetim nga SPAK për tunelit të Llogarasë, gazetarja: Pritet fletëthirrje e re!

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Balluku është thirrur të paraqitet sot në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga një avokat mbrojtës, por ende nuk dihet nëse ajo  do të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se zonja Balluku nuk është parë që të hyjë në ambientet e SPAK, dhe burimet thonë se ajo nuk do të paraqitet ditën...