Prej 20 ditësh në reanimacion, si është gjendja e Fatos Nanos

Prej 20 ditësh në reanimacion, si është gjendja e Fatos Nanos

fatos nano TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano prej 20 ditësh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lideri historik i PS-së vazhdon të trajtohet në një spital privat në Tiranë dhe mësohet se gjendja tij mbetet e pandryshuar. Nano ndodhet ende në reanimacion, ndërkohë që pjesa më e vështirë për mjekët mbetet rizgjimi i trurit të tij. Për trajtimin e Nanos, ka mbërritur në Shqipëri dhe një ekip mjekësh të huaj, por deri tani nuk ka pasur përparime domethënëse në gjendjen e tij. Fatos Nano, 73 vjeç është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën...