Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ministria e Arsimit nis përgatitjet për Maturën Shtetërore 2026
Në një takim të zhvilluar me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, u përcaktuan pikat kryesore të planit të punës me qëllim garantimin e një procesi të drejtë, të qetë dhe transparent për çdo maturant. Në fjalën e saj, ministrja theksoi se gjatë këtij viti do të forcohen masat ndaj çdo shkeljeje, si nga ana e maturantëve që nuk respektojnë rregullat, ashtu edhe nga administratorët dhe përgjegjësit e provimeve, në mënyrë që të sigurohet integriteti dhe besueshmëria e procesit. Gjithashtu, Kumbaro theksoi edhe rëndësinë e një fushate informuese dhe sensibilizuese në çdo shkollë të vendit, për të sqaruar rregullat, afatet dhe procedurat e Maturës Shtetërore 2026. “Me përgjegjësinë që KOMSH ka për ta bërë këtë proces të qartë dhe dinjitoz për secilin maturant shqiptar, do të zhvillohet edhe një fushatë...