Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO/ ‘Do doja ta kisha në krahë dhe të jetë i lumtur’, mjeku Edi Tushe rrëfehet për herë të parë: Nga 2003 nuk kam më asnjë kontakt me djalin
Mjeku i njohur Edi Tushe ka folur me shumë ndjeshmëri për jetën e tij personale gjatë intervistës në “Galeri” me Edi Manushi. Gjatë bisedës, Tushe ka rrëfyer se prej vitit 2003 nuk ka më asnjë komunikim me djalin e tij, nga martesa e parë, i cili jeton në Kanada. “Jam përpjekur të lidhem edhe me njerëzit e ish-bashkëshortes sime, sepse kam një marrëdhënie të mirë me ta. Ai është në Kanada. Nuk është e lehtë t’i shpëtosh një indoktrinimi të caktuar. Të gjithë ata që ikën bashkë me djalin tim atje, i kanë prerë të gjitha marrëdhëniet me Shqipërinë,” – u shpreh Tushe.