Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, kush pritet ta zëvendesojë

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, kush pritet ta zëvendesojë

Deputetja socialiste Brunilda Mersini ka dhënë dorëheqjen nga mandati. Pas largimit të socialistes si deputete, KQZ është njofuar të shpallë vakancën dhe zëvendësimin e saj. “Deputetja Brunilda Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandate i deputetit. Për krijimin e vakancës është njoftuar KQZ”, tha kryeparlamentari Niko Peleshi. Mersini hoqi dorë nga mandati pasi kandidon në garën për kreun e Bashkisë Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Vendin e saj në Kuvendin e Shqipërisë pritet ta marrë Briseida Çakërrri e renditur pas Mersinit në listë.