Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet, si do të funksionojë skema dhe cilat janë përfitimet?

Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet, si do të funksionojë skema dhe cilat janë përfitimet?

Qeveria shqiptare ka rikthyer projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Versioni i ri nuk sjell ndryshime të mëdha në thelb, por përmban disa përmirësime në afate, procedura dhe mënyrën e administrimit të skemës. Sipas nismës, të gjitha banesat në Shqipëri do të jenë të detyruara të sigurohen nga tërmetet, me disa përjashtime për ndërtimet prej argjile, qerpiçi, kallami apo ato me karakter të përkohshëm ose të lëvizshëm. Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror, i quajtur Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet. Shuma e sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa primi i sigurimit që do të paguajnë pronarët e banesave do të caktohet nga Fondi, me pëlqimin e...