Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Moti i keq/ Shembje masive dherash në Pukë – Fushë Arrëz, 150 banesa në Shkodër ‘nën pushtetin’ e ujit
FOTO ILUSTRUESE SHKODËR-Reshje të dendura shiu përfshinë vendin gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje dhe shembje masive dherash. Shtabi i Emergjencave ka bërë bilancin e situatës dhe pasojave të shkaktuara nga moti i keq në qarkun e Shkodrës. Është konstatuar prezencë uji në rreth 25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi. Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e Baskisë Vau i Dejës është përkeqësuar ndjeshëm. Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore. Në lidhje me përroin e Glinës, është e domosdoshme kryerja e investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve. Ndërkohë, një shembje masive gurësh ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz, pranë kroit të...