Drejtësia jep ‘llogari’ në Kuvend! Dumani përballë Berishës që prej dosjes ‘Partizani’

Drejtësia jep ‘llogari’ në Kuvend! Dumani përballë Berishës që prej dosjes ‘Partizani’

Altin Dumani TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë plenare. Seanca është caktuar të mbahet në orën 10:00. Në rendin e ditë është përcaktuar ngritja e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, për Reformën Adminstrativo-Territoriale, si edhe raportimi i veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, ILD-së dhe KLGJ-së. Kjo seancë shënon përballjen e parë mes kryetarit të PD, Sali Berisha dhe drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, prej momentit që Prokuroria e Posaçme ngriti akuzën për korrupsion ndaj liderit të opozitës. Dumani do t’u përgjigjet në parlament pyetjeve të deputetëve për veprimtarinë e këtij institucioni. Ndërkohë Partia Demokratike i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Peleshi, ku shpjegon se në bazë të rregullores deputetët demokratë do të shpjegojnë vetë pyetjet për drejtuesit e institucioneve./ZËRI